Breaking News

Rusia dëbon 60 diplomatë të SHBA

Rusia është përgjigjur me të njëjtën monedhë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 60 diplomatë amerikane janë shpallur non grata si dhe është urdhëruar mbyllja e konsullatës amerikane në Shën Peterburg.

Më herët ishin Shtetet e Bashkuara që dëbuan 60 rusë. Ndërsa pritet që Moska të përgjigjet edhe ndaj vendeve të tjera europiane që dëbuan diplomatët e saj, mes tyre është edhe Shqipëria. Nuk ka vonuar përgjigjja e Rusisë pas solidarizimit të Perëndimit me Britaninë e Madhe në dëbimin e diplomatëve rusë, si kundërpërgjigje për implikimin e Moskës në helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Mbretërinë e Bashkuar. Të enjten, Rusia njoftoi dëbimin e 60 diplomatëve amerikane dhe mbylljen e konsullatës në Shën Peterburg. Njoftimin e dha ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka theksuar se Rusia do të dëbojë të njëjtin numër diplomatësh si Shtetet e Bashkuara dhe shtoi se masat e reagimit “do të jenë simetrike dhe madje edhe më shumë”. Më shumë se 20 vende kanë dëbuar përfaqësues të inteligjencës ruse, pasi Britania e Madhe akuzoi haptazi Moskën për përfshirje në helmimin me agjent nervor të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në 4 mars.

Advertisements