Breaking News

Deportohen turqit e arrestuar në Kosovë

Drejtori i përgjithshëm i Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i shkollës në Gjakovë, Kahraman Demirez dhe dy arsimtarë Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana të arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës, janë deportuar në Turqi.

Ne mesin e të arrestuarave dhe të dëbuarve është edhe mjeku Osman Karakaja, i cili nuk ishte punonjës i këtyre shkollave. Të gjithë të arrestuarit dhe deportuarit janë qytetarë turq. Adem Vokshi, avokat i rastit e ka konfirmuar për mediat deportimin e tyre në Turqi. “Që nga mëngjesi kur shtetasit turq janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe deri më tani ishim diku pritur të bisedojmë, por nuk na është mundësuar fare kontakti me klientë, por si duket as që kishte pasur mundësi pasi që koloneli na tregoi se ata i kanë depërtuar menjëherë për arsye se nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës i kanë shpallur presona të rrezikshëm dhe kanë sjell vendim për depërtimin e tyre”, tha Vokshi. Vokshi ka bërë të ditur se të gjithë personat e arrestuar janë tani e 12 vite në Kosovë dhe kanë pasur leje qëndrimo, disa prej tyre deri në vitin 2021 dhe disa deri në vitin 2023.

Advertisements