Breaking News

Ruhani: Tregtia e lirë, Teheran-Baku, hap I rëndësishëm në marrëdhëniet ekonomike

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe presidenti i Azerbajxhanit pasi kanë mirëpritur zgjerimin e marrëdhënieve Teheran-Baku shprehën interesimin e tyre për zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale në të gjitha fushat.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë në takimin e delegacioneve të larta të Iranit dhe Azerbajxhanit në Baku shprehu kënaqësinë nga niveli i bashkëpunimit Teheran-Baku dhe tha se rruga transit veri-jug që mundësohet nëpërmjet linjës hekurudhore Rasht-Astara, krijon një rrugë transporti më të lirë dhe më të lehtë për Iranin dhe Azerbajxhanin, vendet e rajonit, Azinë, Afrikën dhe Evropën. Kjo tregon se bashkëpunimi mes dy vendeve është në interes të rajonit dhe të botës. Presidenti Ruhani, gjithashtu kërkoi forcimin e bashkëpunimeve bankare mes Iranit dhe Azerbajxhanit dhe sa i përket përdorimit të monedhës kombëtare në shkëmbimet tregtare tha: Lehtësimi i marrëdhënieve bankare është çelësi i zgjerimit të gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Elam Aliev president i Azerbajxhanit nga ana e tij ka thënë se aktivitetet e përbashkëta të Iranit dhe Azerbajxhanit sidomos zbatimi i projekteve të energjisë, në detin Kaspik dhe linjën hekurudhore Rasht-Astara, i cilësoi faktorë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Presidenti i Azerbajxhanit gjithashtu mbështeti politikat e Iranit për vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe tha se fatkeqësisht ndërhyrjet e të huajave janë bërë shkak për shtimin e luftërave dhe vrasjen e njerëzve dhe për këtë asnjë forcë e huaj nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të rajonit.

Advertisements