Breaking News

Paralajmërime mbi krizën e ujit në botë

Presidenti i Brazilit ka deklaruar se për parandalimin e një katastrofe nga mungesa e ujit në botë, duhen mara masa paraprake.

I pranishëm në takimin e 8-të të Asamblesë Botërore të Ujit që zhvillon punimet në Brazilia të Brazilit, presidenti Michel Temer deklaroi: Nuk duhet humbur kohë dhe duhen marrë masat për të parandaluar një katastrofë nga mungesa e ujit , pasi kjo kërcënon seriozisht jetën në mbi tokë. Rreth 40 mijë persona mes tyre 15 presidentë dhe 300 kryebashkiakë kanë marrë pjesë në takimin e Asamblesë Botërore të Ujit. Ky takim u mbajt në kushtet kur shumë qytete të mëdha përballen me krizën e mungesës së ujit. Ndërsa OKB në një raport të saj ka bërë të ditur se rreth 3.6 miliard njerëz në botë jetojnë në zonë ku të paktën një herë në muaj përballen me thatësirë dhe mungesë uji, ndërkohë burimet nëntokësore të ujit po përfundojnë. Takimi i 8-të i Asamblesë Botërore të Ujit vazhdon punimet deri më 23 mars në qytetin Brazilia të Brazilit.

Advertisements