Breaking News

Mogherini: Evropa e vendosur për të ruajtur marrëveshjen bërthamore

Federika Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane ka deklaruar se Evropa është e angazhuar për të ruajtur dhe mbrojtur marrëveshjen bërthamore.

Në përfundim të takimit të këshillit të ministrave të jashtëm të BE, Federika Mogherini ka thënë: Zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore për BE ka rëndësi strategjike dhe ky union është i angazhuar plotësisht në mbrojtjen e kësaj marrëveshjeje. Shefja e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, Federika Mogherini, deklaroi se blloku evropian nuk ka plane për të imponuar më shumë sanksione ndaj Iranit pasi u publikuan raporte se nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin kanë propozuar sanksione të reja kundër Teheranit nën presionin e Uashingtonit. “Nuk ka asnjë propozim të sanksioneve shtesë kundër Iranit. Nuk është diskutuar aspak çështja e shtimit të sanksioneve. Nuk ka asnjë propozim në këtë drejtim sot dhe në mënyrë të qartë, asnjë vendim”, u tha Mogherini gazetarëve të hënën pas përfundimit të takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE . Ajo shtoi se ministrat e jashtëm të BE do të përqendrohen në “vazhdimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes bërthamore”, e nënshkruar midis Iranit dhe grupit G 5 + 1, ndërsa SHBA-të po bëjnë kërcënime të vazhdueshme për t’u tërhequr nga kjo marrëveshje. Britania, Franca dhe Gjermania kanë propozuar sanksione të reja të BE mbi Iranin lidhur me programin e saj të raketave dhe rolin e saj rajonal, sipas një dokumenti konfidencial, raportoi të premten agjencia e lajmeve Reuters.

Advertisements