Breaking News

Vuçiq: Ne po zhdukemi, shqiptarët në Kosovë po shtohen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një pjesë të fjalimit të tij lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ia ka kushtuar rënies së natalitetit në shtetin e tij dhe shtimit të popullsisë në Kosovë.

Vuçiq ka bërë krahasime mes qyteteve në Serbi dhe atyre në Kosovë, duke treguar me shqetësim shifrat e rritjes së popullatës shqiptare dhe rënien e popullatës serbe. “Ne nuk kemi lindje të fëmijëve. Ky është një problem kyç për vendin tonë”, tha Vuçiq, i cili njoftoi se Serbia do të fillojë zbatimin e masave të ndryshme për të inkurajuar lindjen në të ardhmen. Siç raporton gazeta “Blic”, Vuçiq gjithashtu tha se “nëse çështja e lindjeve nuk do të përmirësohet menjëherë, atëherë vendi do të humb shumë dhe kjo nuk duhet të ndodh”. Vuçiç tha se Serbia aktualisht ka 6,995,808 banorë, por në qoftë se vazhdohet me këto trende negative demografike në vitin 2060 Serbia do të ketë në mes të 3.9 dhe 5.5 milionë banorë.“Çdo ditë ‘humbja’ e popullsisë është 107 njerëz dhe për 27 vitet e fundit kemi një shtim negativ natyror. Numri i fëmijëve është 1.44 për lindje, ne kemi nevojë për të paktën 0.8 lindje më shumë. Përndryshe, ne do të jemi në një situatë që në pak vite ne të kemi më pak banorë, me numrin e njëjtë të pensionistëve”, tha Vuçiq. Ai gjithashtu tha se problemi i lindjeve ka të bëjë me “50 vjet përpara”. Presidenti serb paralajmëroi se numri i fëmijëve të lindur në 15-20 vjet do të varet nga qëndrueshmëria e sistemit pensional, sepse fëmijët të cilët janë të lindur sot do të paguajnë sistemin e pensioneve. Ai theksoi faktin se në vitin 1950 në Serbi ishin lindur 163,297 foshnje, kurse në vitin 2017 u linden 100 mijë më pakë. Siç tha ai, problemi demografik që Serbia ka është si në fshat ashtu dhe në qytet. Ai gjithashtu vuri në dukje se ishte gabim të supozohet se qytetet e mëdha në Serbi kanë më shumë banorë, sesa qytetet në Kosovë.

Advertisements