Breaking News

Veprimtaria e diplomacisë iraniane në vitin e kaluar

Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka analizuar punën dhe veprimtarinë e aparatit diplomatik të Iranit përgjatë vitit 1396, ku Irani duke pasur mbështetjen e popullit dhe të funksionarëve u ka bërë ballë  sfidave rajonale dhe ndërkombëtare.

Në deklaratën e tij Behram Kasemi ka thënë: Ministria e jashtme përgjatë vitit të kaluar është çliruar shumë nga negociatat bërthamore dhe ka gjetur mundësi që të përkushtohet në çështjet dypalëshe me vendet e tjera. Zëdhënësi Kasemi përmendi angazhimin e gjerë të ministrit të jashtëm në përpjekjet për zgjidhjen e krizave të rajonit dhe tha se prioritet i politikës ë jashtme të Iranit është forcimi i marrëdhënieve me vendet e tjera sidomos me vendet fqinjë për zgjidhjen e krizave të rajonit. Në kohën kur Republikës Islamike të Iranit përgjatë vitit të kaluar është përballur me sfida të shumta si terrorizmi, krizat rajonale si ajo në Siri dhe Jemen, Irani gjithashtu është përballur me politikat e padrejta të vendeve si Mbretëria Saudite kundër Iranit. Është e natyrshme se për neutralizimin e  të tilla politikave që bëhen kundër Iranit, duhet puna e aparatit diplomatik ku përgjatë vitit të kaluar më e rëndësishmja ishte përballja me terrorizmin dhe dëbimi i grupit terrorist ISIS nga Iraku dhe Siria. Sa i përket përmirësimit të marrëdhënieve të Iranit me vendet arabe, zëdhënësi Kasemi tha: Ne përgjatë vitit të kaluar kemi pasur suksese të konsiderueshme sidomos në lidhjet me fqinjët dhe shumë vende që na rrethojnë dhe në disa raste janë hedhur hapat  e para.

Advertisements