Breaking News

Legarde i drejtohet Trump: Lufta tregtare nuk ka fitues

Kryetarja e FMN i është drejtuar presidentit amerikan duke e paralajmëruar atë se lufta tregtare nuk sjell asnjë fitues.

Christine Lagarde, këtë paralajmërim e bëri në një prononcim për gazetën La Nacion të Argjentinës ku mbahet takimi i ministrave të financave dhe krerët e bankave qendrore të 20 vendeve anëtare të grupit 20-të . Më 8 mars Donald Trump mori vendim për shtimin e tarifave doganore e 25% për çelikun dhe 10% për aluminin duke përjashtuar Kanadanë dhe Meksikën. Mirëpo BE, Brazili dhe shumë vende të botës këtë vendim e kanë quajtur nisje të luftës tregtare.

Advertisements