Breaking News

Maqedonia do të bëhet pikë transite për kalimin e gazit natyror duke u bashkangjitur në rrjetin e Greqisë

Grup pune i përbërë nga anëtarë të shoqatës aksionare shtetërore, Burimet energjetike të Maqedonisë (BEM) dhe kompanisv greke për menaxhim të sistemit për përcjellje të gazit natyror në Greqi bisedojnë dhe i vërtetojnë kornizën kohore dhe hollësitë në terren edhe në anën e Maqedonisë për realizimin e shtegut për përcjellje të gazit mes Maqedonisë dhe Greqisë me ndërlidhëse, informuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë së Maqedonisë.

Me këtë projekt, siç thuhet në kumtesë do të ndërtohet rrjet gasifikimi prej rreth 120 kilometra, 60 kilometra në anën e Maqedonisë dhe 60 në anën greke, ndërsa Maqedonia fillo nismën për zhvillimin e korridoreve të reja të gazit natyror në Evropën Juglindore.

Në këtë mënyrë Maqedonia do të kyçej në projektin TAP për shfrytëzimin e gazit të lëngshëm natyror nga rezervuaret e Greqisë dhe do të mundësojë transitim të gazit i cili më tutje mund të shfrytëzohet nga shtetet tjera në rajon, me çka do të nxitej zhvillimi i infrastrukturës për shtetet e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Advertisements