Breaking News

Nëndetësja ruse kalon ujërat amerikane pa u identifikuar

Forcat detare të Rusisë kanë njoftuar se një nëndetëse atomike ruse ka kaluar ujërat territoriale të Amerikës pa u identifikuar.

Sergei Starshinov, komandant i forcave detare të Rusisë ka thënë se misioni i kësaj nëndetëse për të mbetur e fshehur nga radarët e Amerikës, është kryer me sukses. Ai nuk ka folur për kohën dhe vendin ku ka kaluar nëndetësja bërthamore ruse por tha se nëndetësja ka kaluar pranë një baze amerikane dhe pa shkelur vijat detare ka kaluar në ujërat ndërkombëtare. Më herët ushtria amerikane pas kalimit të një anije zbuluese ruse në distancën 27 km nga vija kufitare ujore e Amerikës vendosi aeroplanmbajtëse Xhorxh Bush në brigjet e Virxhinias.

Advertisements