Breaking News

Ministri i jashtëm i Omanit përcjell mesazhin e Amerikës për Iranin

Jusef Bin Alavi ministër i jashtëm i Omanit ka ardhur në Teheran për një vizitë dy ditore.

Ministri i jashtëm i Omanit gjatë qëndrimit në Iran do të takohet me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe funksionarë të tjera iranianë me të cilët dot ë diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të rajonit. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Iranit vjeshtën e kaluar në kuadër të turneut të tij rajon ka vizituar Omanin. Omani një vend në jug të Gjirit Persik ka politika të pavarura dhe marrëdhëniet Teheran-maskat gjithmonë kanë qenë në nivelin e duhur. Duke qenë se James Mattis sekretari amerikan i shtetit ditën e dielë vizitoi Omanin ku foli mbi rolin dhe influencën e Irani në rajon dhe sidomos në Jemen, ekziston mundësia që Jusef Bin Alavi gjatë vizitës së tij në Teheran të përcjellë një mesazh të Amerikës për Iranin.

Advertisements