Breaking News

Evropa nis hakmarrjen ndaj tarifave amerikane

Komisioni Evropian i cili koordinon politikat e 28 vendeve anëtare të BE, deklaroi se në rast se Amerika nuk e përjashton Evropën nga tarifat e reja doganore, BE do të vendosë masën 25% si tarifë doganore për mallrat e importuara nga Amerika. Masa 25% kap vlerën e 3.45 miliard dollarëve.

Evropa ka përpiluar një listë prej 10 produktesh amerikane si orizi dhe lëngjet e frutave, produktet kozmetike, makineritë dhe disa metale, të cilave pritet tu vihet tarife e re doganore. Donald Trump me gjithë paralajmërimet ndërkombëtare, vendosi tarifa të reja doganore për aluminin dhe çelikun. Sipas urdhrit të presidentit amerikan ndaj çelikut është vendosura tarifa 25% ndërsa aluminit 10%. Në këtë urdhër janë përjashtuar dy vende përkatësisht Kanadaja dhe Meksika. Emanuel Macron president i Francës ka thënë se vendosja e tarifave të reja doganore nga ana e presidentit Trump mund të bëhet shkak për nisjen e luftës tregtare.

Advertisements