Breaking News

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Francës diskutojnë për marrëveshjen bërthamore dhe tarifat doganore të Amerikës

Heiko Mass ministër i jashtëm i Gjermanisë në një bisedë me homologun e tij francez theksoi domosdoshmërinë e përpjekjeve dhe koordinimit mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare mes tyre çështja e marrëveshjes bërthamore të Iranit.

Jean Ive Le Drian, ministër i jashtëm i Francës gjithashtu e cilësoi të domosdoshme bashkëpunimin Francë-Gjermani për çështje të tilla si marrëveshja bërthamore dhe mosmarrëveshjet me Amerikën mbi tarifat doganore, si dhe për disa çështje të tjera. Heiko Mass ministër i jashtëm i Gjermanisë ndodhet për një vizitë në Francë. Vizita e parë e tij në Paris, duke pasur parasysh që sapo është formuar qeveria gjermane dhe kjo është vizita e tij e parë jashtë shtetit, tregon për rëndësinë e çështjeve që janë trajtuar me homologun francez. Berlini është i përkushtuar tek Parisi sidomos mbi qëndrimet e rëndësishme të Evropës dhe çështje ndërkombëtare. Angela Merkel kancelare e Gjermanisë dhe Emanuel Macron president i Francës, kanë pasur takime të drejtpërdrejta ku është diskutuar për çështje të rëndësishme dhe është vënë theksi për zgjidhjen e tyre. Një prej këtyre çështjeve është marrëveshja bërthamore. Marrëveshja bërthamore është kritikuar ashpër nga pala amerikane dhe Donald Trump president i Amerikës atë e ka quajtur marrëveshjen më të keqe të arritur ndonjëherë dhe për këtë ka kërkuar rishikimin e saj. Trump i ka dhënë afat Evropës që deri më 12 maj të marrë vendim për plotësimin e marrëveshjes bërthamore dhe në rast të kundërt Amerika do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore. Edhe pse Evropa shprehet e njëzëri me Amerikën për çështje të tilla si programi raketor i Iranit dhe politikat rajonale të Iranit, ajo në lidhje me çështjen bërthamore dhe marrëveshjen bërthamore është kundër pikëpamjeve të Donald Trump. Takimi mes ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe të Francës ka shtuar më shumë koordinimin mes palëve dhe ka unifikuar qëndrimin rreth marrëveshjes bërthamore. Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar mes ministrave të jashtëm të Francës dhe Gjermanisë është çështja e vendosjes së tarifave doganore nga ana e Amerikës ndaj çelikut dhe aluminit. Vendosja e tarifave të reja doganore nga ana e presidentit Donald Trump ka ngjallur shqetësimin e palës evropiane e cila ka kërcënuar se do të marrë masa të njëjta për produktet që Evropa importon nga Amerika. mirëpo Donald Trump pas kërcënimeve të evropianëve nuk hoqi dorë na vendimi i tij dhe ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja doganore për dy nga prodhuesit e mëdhenj të makinave në Gjermani. Për momentin Gjermania që ka ekonominë më të madhe në Evropë, ekonomi e bazuar në eksporte, është shqetësuar rreth veprimeve tregtare dhe doganore të Donald Trump. Steffen Seibert, zëdhënës i qeverisë së Gjermanisë ka deklaruar se vendimi i Donald Trump për shtimin e tarifave doganore për mallrat evropiane është një rrugë e gabuar e cila përfundon me nisjen e luftës tregtare. Nga pikëpamja e Gjermanisë dhe Francës nisja e një lufte tregtare do të dëmtojë rëndë shtresën punëtore, tregtarët dhe konsumatorët në të dyja anët e atlantikut.

Advertisements