Breaking News

Marrëveshja bërthamore është e parinegociueshme

Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj përpjekjeve të Amerikës për ndryshimin e përmbajtjes së marrëveshjes bërthamore ka thënë se kjo është një marrëveshje ndërkombëtare dhe padyshim e parinegociueshme dhe e pandryshueshme.

Sejed Abas Eragçi, i cili ndodhet në takimin e 11-të të komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bërthamore në Vjenë, pasi rikujtoi faktin se ANEA në 10 raportet e saj ka konfirmuar zbatimin e angazhimeve nga ana e Iranit, kërkoi nga të gjitha palët që të zbatojnë angazhimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Takimi i 11-të i komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, organizohet sot në Vjenë të Austrisë. Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në kuadër të këtij takimi përmendi takimet me delegacionet e BE, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë dhe tha se në takimet dypalëshe janë diskutuar një më një të gjitha shkeljet e bëra nga pala amerikane. Ai gjithashtu theksoi se në takimin zyrtar që organizohet sot, pala iraniane do të shqyrtojë të gjitha rastet e shkeljeve të bëra nga ana e Amerikës. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet prej janarit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshje është e vetmja që e ka shkelur atë.

Advertisements