Breaking News

Analistët serbë: Çka është Amerika për Kosovën?

Analistë dhe ekspertë të shkencave politike në Beograd thonë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dekada të tëra kanë qenë të interesuara për çështjen e Kosovës. Sipas tyre, mbështetja e SHBA për Kosovën ka monumentin e saj në Prishtinë. Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, ka thënë se kurrë nuk kishte pritur që dikush të ndërtonte një monument kaq të madh për të, sikur në Prishtinë.

Sidoqoftë, Kosova e kishte vëmendjen e Uashingtonit shumë më herët se ta shpallte pavarësinë. Në vitet e tetëdhjeta filluan të merreshin me të drejtat e shqiptarëve, shumë më tepër sesa me të drejtat e serbëve. Megjithatë, ende pa mbështetje për çfarëdo veprimi. Robert Gelbard  në vitin 1998 theksoi se UÇK-ja ishte një organizatë terroriste, por në muajin mars pas operacionit mbi familjen Jashari, SHBA-të e konsiderojnë UÇK-në si Organizata Çlirimtare relevante, e jo terroriste,  dhe atëherë ndodh ndryshimi”, thotë Milan Krstiq nga Fakulteti i Shkencave Politike, raporton televizioni publik serb “RTS”.

Ndryshimi në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Amerikës, aleatë në dy luftëra, kulmoi me bombardime, të cilat u nxitën nga Amerika. Që atëherë, ky vend është bërë praktikisht një sponsor dhe promotor i pavarësisë së Kosovës.

Ndër shkaktarët është e dhe Kongresi Amerikan në të cilën vepronte lobi i fuqishëm shqiptar, mungesa e konsideratës për pozitën e Serbisë e zyrtarëve në administratën amerikane, në mesin e të cilëve ishte zonja Albright, dhe përfundimisht në një masë të caktuar, paaftësia e personelit në Serbi”, thotë Krstiq, përcjell Telegrafi.

Kryetarja e Qendrës për Punë të Jashtme, Aleksandra Joksimoviq thekson se politika e Sllobodan Millosheviqi ka kontribuar në masë të madhe që të kemi këtë rezultat përfundimtar.

Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së njëanshme, Amerika vazhdon ende të pyetet në Kosovë. Thuhet se Ramush Haradinaj në fillim të vitit nuk e mori vizën amerikane për shkak të kontestimit të Gjykatës Speciale për krime të luftës dhe demarkacionit me Malin e Zi. Prishtina nuk e ka marr dritën jeshile të Amerikës as që t’i shndërrojë Forcën e Sigurisë në ushtri, nëse nuk pajtohen minoritetet. Ndërsa në dialogun e Brukselit, sipas shumëkujt, SHBA janë karrige e katërt”, thotë ajo.

Shtetet e Bashkuara nuk mund të kenë ndikim kyç te akterët e procesit në zbatimin e marrëveshjeve të miratuara. Nëse ne flasim për Asociacionin e Komunave Serbe, pa mbështetjen aktive e Shteteve të Bashkuara nuk mund të presin se do të arrihet implementimi i plotë “, tha Joksimoviq.

Liljana Smajloviq, kolumniste e “Nedeljnik” Vest beson se Wess Mitchell vjen në Beograd për të kërkuar, ndër të tjera, një karrige, respektivisht pajtimin e Serbisë që Kosova të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Megjithatë,  derisa promovonin pavarësinë e Kosovës, amerikanët punonin në marrëdhëniet me Beogradin. Për shembull, Serbisë i kanë dhuruar gati një miliardë dollarë, kanë investuar mbi katër miliard, kurse ushtri serbe më se shpeshti bashkëpunon me ushtrinë amerikane.

Advertisements