Breaking News

Këshilltari i princit emiratas të kurorës flet mbi rolin e EBA në shkarkimin e Tillerson

Këshilltari i princit trashëgimtar të fronit në EBA, me anë të një mesazhi në Twitter ka folur mbi rolin e Emirateve në përpjekjet për shkarkimin e Rex Tillerson, sekretarit amerikan të shtetit.

Abdul’khalek Abdullah, profesor i shkencave politike në universitetin e EBA, njëkohësisht këshilltar i Muhamed bin Zajd Al Nahian, trashëgimtar i fronit në EBA ka thënë: Historia nuk do të harrojë faktin se një vend si Emiratet kanë ndikuar në shkarkimin e sekretarit të jashtëm të një vendi të madh. Abdullah ka ironizuar mos informimin e Tillerson nga vendimi për shkarkimin e tij ka thënë: Sekretari i shtetit i një vend të madh në kohën kur të ngrihet nga gjumi dhe të niset për në punë me anë të një mesazhi në Twitter do të informohet se është shkarkuar nga detyra. Më herët trashëgimtari i fronit në EBA, në një mesazh të tij në Twitter kishte njoftuar për mundësinë e shkarkimit të Rex Tillerson nga detyra.

Advertisements