Breaking News

Komandanti i Gardës Revolucionare: Irani i ka shndërruar sfidat në mundësi

Komandanti i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, gjeneral-major Muhamed Ali Xhafari tha të martën se Irani me sukses i shndërroi në mundësi të gjitha sfidat dhe kërcënimet e paraqitura ndaj vendit.

“Këtë vit, të gjithë ishim dëshmitarë të asgjësimit të ISIS-it dhe grupeve të tjera të takfiriste në Irak dhe Siri që ishin kundër Islamit dhe Iranit, tha gjeneral Xhafari. “Këtë vit Rezistenca ishte mjaft e suksesshme në rajon”, tha ai dhe iu referua rrëzimit të një avioni luftarak F-16 të regjimit sionist. “Roli i populli në neutralizimin e trazirave të fundit në vend ishte i një rëndësie parësore”, tha  ndër të tjera komandanti i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Gjeneral-major Muhamed Ali Xhafari nënvizoi se edhe popujt në Irak dhe Siri i kthyen në mundësi të gjitha kërcënimet e paraqitura nga armiqtë.

Advertisements