Breaking News

Sulmi ndaj ambasadës iraniane në Londër, bonusi i qeverisë britanike për Arabinë Saudite

Një zyrtar i lartë iranian tha se sulmi ndaj ambasadës së Republikës Islamike në Londër ishte një bonus “shumë i turpshëm” nga qeveria britanike për një marrëveshje shumë-miliardë dollarëshe për armët me Arabinë Saudite.

“Kjo lojë pingpongu ishte projektuar nga qeveria britanike dhe u zhvillua njëkohësisht me vizitën e një prej udhëheqësve të vendeve të rajonit në Londër,” tha të hënën Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, duke folur në lidhje me sulmin ndaj ambasadës iraniane dhe pasivitetin e qeverisë britanike dhe forcave të policisë në përgjigje ndaj këtij sulmi. Sipas Agjencisë së lajmeve të Republikës Islamike, IRNA, policia britanike nuk bëri asgjë për të mbrojtur kompleksin e ambasadës gjatë sulmit. Në reagim ndaj deklaratave të kohëve të fundit të Princit të Kurorës Saudite, Muhamed bin Salman kundër Iranit dhe rezistencës islamike, Shamkhani tha se regjimi izraelit dhe Shtetet e Bashkuara janë të njohura nga vendet rajonale si forca të së keqes për shkak të sulmeve të tyre ndaj Irakut dhe Afganistanit dhe përhapjes së terrorizmit në rajonin e Lindjes së Mesme. “Për fat të keq, sundimtarët sauditë gjatë ekzistencës së tyre politike kanë krijuar kufij të përgjakshëm në botën myslimane duke promovuar vehabizmin dhe grupet takfiriste”, shtoi sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Advertisements