Breaking News

Marrëdhëniet Teheran-Islamabad, model i përshtatshëm për zgjerimin e marrëdhënieve me të tjerët

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Pakistanit mund të jenë një model i mirë për zgjerimin e marrëdhënieve me vendet e tjera.

Kështu deklaroi Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë një takimi me iranianët me banim në Islamabad kryeqytetin e Pakistanit. Ai pasi uroi 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe miqësore mes Iranit dhe Pakistanit, tha: Në dy vitet e kaluara marrëdhëniet dypalëshe mes Iranit dhe Pakistanit sidomos në sektorin e ekonomisë, politikës, sigurisë dhe ato ushtarake janë rritur dukshëm. Shefi i diplomacisë iraniane theksoi udhëzimin e liderit suprem për zgjerimin e marrëdhënieve me Pakistanin dhe tha: Sa i përket nivelit të popullaritetit të Iranit në botë, ky vend ka nivelin më të lartë të popullaritetit në mesin e popullit pakistanez dhe kjo tregon mënyrën e lidhjeve dhe marrëdhënieve mes dy vendeve. Mehdi Honar’dust, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Pakistan gjithashtu ka njoftuar shtimin me 50% të shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Pakistanit në 9 muajt e kaluar, me gjithë kufizimet ekonomike si mos lidhja bankare. Kjo tregon përpjekjet e ambasadës së Iranit dhe vullnetin Teheranit për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Islamabadin. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, pasditen e së dielës u nis për në Islamabad për tu takuar me funksionarët e lartë të Pakistanit. Gjatë qëndrimit në Pakistan, shefi i diplomacisë iraniane shoqërohet nga një delegacion i lartë politik dhe tregtar. Vizita e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Pakistan bëhet me ftesë zyrtare të Khoxhe Muhamed Asef ministër i jashtëm i Pakistanit.

Advertisements