Breaking News

Amerika eksportuesja më e madhe e armëve në botë

Instituti ndërkombëtar i paqes në Stokholm, “ Capri” në raportin e fundit të tij njoftoi rritjen e sasisë së armëve të shitura në botë.

Rritja e sasisë së armëve të shitura në botë ka ardhur si rezultat i rritjes së konflikteve në nivel global. Evropa dhe Amerika kanë nxjerrë përfitimet më të mëdha nga shitja e armëve. 1/3 e armëve të shitura në botë janë shitur për Lindjen e Mesme dhe Amerika është cilësuar eksportuesja më e madhe e armëve në nivel botëror. Në raportin e institutit ndërkombëtar hulumtues të paqes Capri në Stokholm, është analizuar shitja e armëve nga viti 2013-2017. Sipas këtij raporti, Amerika në periudhën 2013-2017 ka shitur 25% më shumë armatime në krahasim me 5 vite më parë dhe në total ajo u ka shitur armë 98 vendeve të botës. Donald Trump, president i Amerikës në vizitën e vitit të kaluar të tij në Arabinë Saudite nënshkroi një kontratë historike me vlerë 110 miliard dollarë me autoritetet e Arabisë Saudite për shitjen e armëve këtij vendi. Kontratat e Arabisë Saudite dhe të Amerikës për blerjen e armëve janë bërë shkak që Arabia Saudite të kthehet në importuesin e dytë më të madh të armëve në botë. Niveli i importit të armëve nga Arabia Saudite në 5 vitet e kaluara në krahasim me 5 vitet e mëparshme, është shtuar 3 herë më shumë. Mes dollarëve të naftës dhe sheikëve të vendeve në jug të Gjirit Persik, ka një lidhje të drejtpërdrejtë me importin e armëve. Në realitet, Amerika dhe vendet evropiane si Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, me shitjen masive të armëve për Arabinë Saudite dhe vendet e tjera arabe në jug të Gjirit Persik, kanë arritur të thithin dhe marrin dollarët e naftës së këtyre vendeve dhe në këtë mënyrë të krijojnë mijëra vende pune. Shitja e armëve, si proces, mund të vazhdojë vetëm në kohën kur në rajon të ketë kriza dhe tensione. Përfitimet më të mëdha nga krizat e rajonit të Lindjes së Mesme, i kanë kompanitë industriale dhe ushtarake të Amerikës dhe Evropës. Rajoni i Lindjes së Mesme, prej vitesh përballet me kriza dhe radikalizma. Qeveritë evropiane dhe amerikane, duke mbështetur ambiciet hegjemoniste të Arabisë Saudite dhe veprimet luftënxitëse të këtij vendi, kanë rol të madh në krijimin e krizave në rajonin e Lindjes së Mesme. Ata i shesin armë Arabisë Saudite dhe në këtë mënyrë në rajon eksportojnë vdekjen. Gratë dhe fëmijët jemenas prej mëse 3 vitesh vriten nga bombat amerikane dhe evropiane dhe qeveritë e Evropës dhe Amerikës nuk janë të gatshme të ndërpresin eksportin e tyre të armëve për Arabinë Saudite pasi këtë vend të drejtuar nga pushteti fisnor e konsiderojnë partner të tyre strategjik.

Advertisements