Breaking News

Reagimi i zëdhënësit të ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit mbi deklaratat anti-iraniane të Al Saud

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj deklaratave anti-iraniane të regjimit Al Saud duke thënë se këto deklarata tregojnë dobësinë e Arabisë Saudite në rajon.

Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Arabia Saudite është bllokuar në vorbullën e krijuar prej saj në Jemen, populli i të cili me gjithë mangësitë e shumta nuk ka lejuar regjimin Al Saud të realizoje qëllimet e tij. Zëdhënësi Kasemi tha se Irani nuk ka dërguar armë për askënd në Jemen dhe depot e armatimeve të këtij vendi janë mbushur në kohën e ish Bashkimi Sovjetik. Zëdhënësi Kasemi tha se kriza e Jemenit mund të zgjidhet vetëm me mjete diplomatike dhe dialog dhe shtoi se emiratet kanë rol të gjerë në agresionin e Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe gjykata ndërkombëtare duhet të përkushtohet në rolin negativ të Emirateve. Ndër të tjera zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se pas dëbimit të ISIS nga Iraku, zgjedhjet parlamentare në këtë vend janë kyçe për të ardhmen e Irakut. Ai theksoi bashkëpunimet e shumta të Iranit dhe Irakut sidomos në fushën e naftës dhe të gazit dhe shtoi se sa i përket Irakut, për Iranin ka rëndësi ruajtja e unitetit dhe e sovranitetit kombëtar. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi shtimin e shkëmbimeve tregtare të Iranit dhe Irakut dhe shpresoi se në zhvillimin sa më të shpejtë të këtij vendi. Republikës Islamike të Iranit kurrë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të këtij vendi, tha në fjalën e tij Behram Kasemi. Sa i përket çështjes së Iranit dhe Amerikës, zëdhënësi Kasemi tha se Uashingtoni synon që vendet islame të përballen me probleme të brendshme ose të konfrontohen me njëri tjetrin. Ai shtoi se qëndrimet e disa vendeve arabe kanë krijuar kushtet e favorshme për Donald Trump për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods.

Advertisements