Breaking News

Përgatitjet e Trump për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Presidenti amerikan, pa kaluar akoma vitin e tretë të presidencës së tij që tani ka nisur të merret me sloganet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Edhe pse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjedhjet presidenciale janë ende larg, kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump nuk ka nguruar që të deklarojë sloganin e fushatës së vitit 2020. Duke shfrytëzuar një takim të zhvilluar në Pensilvani, ai nënvizoi se premtimin për ta bërë Amerikën sërish të madhe tashmë e ka realizuar. Slogani i ri nuk mund të jetë më ta bëjmë sërish Amerikën të madhe. Këtë e kemi bërë tashmë. slogani ynë i ri kur unë të nis garën, jo i imi, por i yni pasi ne jemi një skuadër, është të mbajmë Amerikën të Madhe Presidenti amerikan dhe një herë ka theksuar se bisedimet me Korenë e Veriut janë të suksesshme. Madje duke konfirmuar dhe një herë mundësinë e takimit me Kim Jong Un, ai theksoi se i është premtuar ndërprerja e programit bërthamor. Mendoj se Koreja do të jetë shumë e mirë. Ata kanë premtuar se nuk do të testojnë ndonjë raketë gjatë kësaj kohe dhe do të shikojnë mundësinë e denuklearizonit. Kjo do të ishte e shkëlqyer. Komentet Trump i ka bërë në mbështetjen e fushatës së kandidatit republikan Rik Sacone në zgjedhjet speciale që do të mbahen këtë të martë në Pensilvani. Analistët amerikanë kanë nënvizuar se në këtë mënyrë Trump ka kërkuar të theksojë ndryshimet ekonomike në vend përmes reformave që ka ndërmarrë. Ndërsa slogani i ri është bërë publik vetëm një javë pasi ai ka caktuar Brad Parscale për të drejtuar fushatën e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2020, ku Trump hedh një hap përpara për të rikandiduar në një mandat të dytë.

Advertisements