Breaking News

Katari ankohet në OKB: Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni kanë shkelur hapësirën ajrore katariote

Katari ka dorëzuar një ankesë në Kombet e Bashkuara mbi shkeljet e reja të hapësirës ajrore të tij nga Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas agjencisë së lajmeve Qatar News, një aeroplan ushtarak i transportit i EBA shkeli hapësirën ajrore të Katarit më 14 janar dhe përsëri më 25 shkurt. Më 26 shkurt, një aeroplan ushtarak i Bahrejnit gjithashtu hyri në mënyrë të paligjshme në hapësirën ajrore të Katarit. “Katari i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit dhe Kombeve të Bashkuara të marrë masat e nevojshme për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,” thuhet në  raportin e Qatar News. Emiratet e Bashkuara Arabe janë një nga katër vendet arabe, të cilat përfshijnë gjithashtu Arabinë Saudite, Bahrejnin dhe Egjiptin, që vendosën në qershor një embargo tregtare dhe diplomatike kundër Katarit, duke akuzuar Dohën për mbështetjen e terrorizmit, një akuzë e mohuar fuqishëm nga Doha. Kuarteti i sanksionuesve ka penguar edhe avionët e Katarit që të përdorin hapësirën ajrore të tyre. Kufiri i vetëm tokësor i Katarit me Arabinë Saudite gjithashtu është bllokuar si rezultat i embargos. Ndërkohë, Irani ka hapur hapësirën e tij ajrore për linjat e transportit ajror të Katarit.

Advertisements