Breaking News

Testohet me sukses raketa supersonike e Rusisë

Ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi testimin me sukses të një rakete supersonike me shpejtësi 4 herë më të lartë sesa shpejtësia e zërit.

Agjencia Rusia Today citon një raport të ministrisë së mbrojtjes të ketë thënë se raketa Kinxhal është 4 herë më e shpejtë sesa shpejtësia e zërit. Raketa është lëshuar për testim nga avioni rus Mig-31 dhe ka qëlluar me saktësi objektivin e caktuar. Më herët raketa është publikuar nga presidenti rus Vladimir Putin i cili e cilësoi atë si një nga sistemet më të fuqishme raketore të Rusisë. Presidenti i Rusisë përpara fjalimit të tij për fundin e vitit kishte njoftuar për pajisjen e ushtrisë ruse me armatime të reja në sektorin ajror dhe tokësor të cilat kanë kapacitet të shkatërrojnë çdo sistem mbrojtës raketor në botë.

Advertisements