Breaking News

Shtohet numri i civilëve të vrarë nga sulmet e Turqisë në Afrin

Që nga nisja e operacionit të ushtrisë turke kundër qytetit Afrin në Siri, të paktën 222 civilë kanë humbur jetën.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sana të lajmeve, forcat turke dhe grupet terroriste që mbështesin ushtrinë turke në operacionin kundër qytetit Afrin, kanë shkelur rezolutën 2401 të KS të OKB dhe me armë të ndryshme kanë sulmuar fshatrat dhe qytetet e këtij rajoni në veri të Sirisë. Ndërkohë raportohet se qyteti Afrin po përballet me mungesë të theksuar ushqimesh dhe mjetesh të nevojshme në mjekësi dhe raste emergjente. Forcat e ushtrisë turke kanë mbyllur rrugën që lidh qytetin Afrin me Alepon me qëllim që të pengojë arritjen e ndihmave humanitare në qytetin Afrin. Afrin është një qytet me 14 mijë banorë i cili prej ditësh është bërë objekt i sulmeve të ushtrisë turke e cila prej 20 janarit ka nisur operacionin ushtarak Dega e Ullirit kundër kurdëve të këtij qyteti. Prania ushtarake e Turqisë është shkelje e sovranitetit kombëtar dhe territorit të Sirisë, është shprehur ministria e jashtme e Sirisë.

Advertisements