Breaking News

Prokuroria e përgjithshme e Iranit: Mbrojtja e ambasadës iraniane në Angli përgjegjës e policisë angleze

Prokuroria e përgjithshme e Iranit ka thënë se policia e Londrës ka përgjegjësi që të ruajë sigurinë e ambasadës iraniane në Angli mirëpo kjo polici gjatë sulmit që u krye ndaj kësaj ambasade ka luajtur vetëm rolin e spektatorit.

Hoxhatul’eslam Muslemin, Muamed Xhafar Muntazeri në një intervistë për kanalin 2 të radiotelevizionit shtetëror iranian, pasi vuri në dukje se elementët që kanë sulmuar ambasadën iraniane në Londër janë elementë të mbështetur nga qeveria e Anglisë tha: Ky sekt prej vitesh kryen aktivitete në Iran dhe në vendet fqinje të Iranit dhe ka programuar akte destruktive që shkaktojnë mosmarrëveshje mes sekteve islame. Prokurori i përgjithshëm i Iranit tha se qendra e këtij sekti ndodhet në Angli dhe ndjek programe të caktuara për të përçarë myslimanët. Ndër të tjera z. Muntazeri tha: Ulja e flamurit të Republikës Islamike të Iranit në ambasadën e Iranit në Londër është ofezë që i bëhet Iranit dhe Anglia është përgjegjëse për të parandaluar të tilla skena. Me të tilla veprime u bë e qartë lidhja dhe varësia e sektit Shirazi tek Anglia dhe veprimi i qeverisë angleze në lirimin e personave përgjegjës për sulmin ndaj ambasadës është shkelje e ligjeve dhe normave diplomatike dhe ndërkombëtare. Disa persona që veten e tyre e quajnë përkrahës të sektit Shirazi ditën e premte kanë protestuar përballë ambasadës iraniane në Londër. Sekti Shirazi që njihet si shitët anglezë janë të ndikuar nga personi i njohur me emrin Sadik Shirazi. Ky sekt ofendon edhe sunitët.

Advertisements