Breaking News

Paralajmërimi i BE-së kundër Amerikës

Komisionerja e BE-së për Tregti tha se nëse Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë përjashtimin e taksave për Evropën, ata do të përballen me kundër-veprim të BE.

Komisionerja e Tregtisë e BE Cecilia Malmström shprehu shpresën se bashkimi do të lirohet nga tatimi të premten pasi presidenti i SHBA, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për të vendosur një taksë mbi importet prej çeliku dhe alumini, njofton agjencia e lajmeve AFP. BE-ja është gjithashtu e gatshme të ndërmarrë veprime të shpejta mbi produktet amerikane. Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi planin për vendosjen e tarifave mbi importet e çelikut dhe aluminit, duke nxitur një valë kritikash të paralajmëruara në radhët e ndërkombëtarëve. Plani do të hyjë në fuqi brenda 15 ditëve dhe do të përjashtojë përkohësisht Kanadanë dhe Meksikën. Partnerë të rëndësishëm tregtarë të Shteteve të Bashkuara kanë kritikuar presidentin Donald Trump për vendosjen e tarifave të reja mbi importet e çelikut dhe aluminit. Në një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, ku të pranishëm ishin edhe punëtorë nga të dy industritë, Trump nënshkroi deklaratën e cila takson me 25% importet e çelikut dhe me 10% të aluminit.

Advertisements