Breaking News

Drejtori i përgjithshëm i RTV të RII: Armiqtë po krijojnë media të reja kundër Iranit islamik

Drejtori i përgjithshëm i RTV të RII tha të premten se armiqtë po krijojnë media të reja kundër Iranit Islamik.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Abdulali Ali Askeri, me rastin e realizimit të 207 projekteve në provincën Gilan, në veri të Iranit, tha se situata mediatike në botë nuk është normale, armiqtë kanë filluar sulmet dhe konfrontimin kulturor kundër Iranit. Drejtori i përgjithshëm i RTV të RII ka thënë se janë mbi 200 media që punojnë kundër RII. Abdulali Ali Askeri ka folur në lidhje me aktivitete e sionistëve në hapësirën kibernetike dhe programet e tyre për të rinjtë iranianë dhe ka shtuar: Hapësira kibernetike duhet të menaxhohet. Republika Islamike e Iranit luan një rol kyç në kundërshtimin e komploteve sioniste në rajon.

Advertisements