Breaking News

Tarifat e reja kundër aluminit dhe çelikut

Presidenti amerikan Donald Trump firmosi urdhrat që vendosin tarifa të rënda mbi çelikun dhe aluminin e importuar, por disa vende janë Kursyer.

I shoqëruar gjatë firmosej, nga punonjësit e këtyre industrive në SHBA, Trump tha se vendi ka vuajtur nga tregtia e pandershme dhe se vendimi i tij do të nxisë rritjen e industrisë amerikane. “Masat që po marrim sot nuk janë zgjedhje e thjeshtë, por çështje nevoje për sigurinë tonë. Masat adresojnë një krizë në rritje në prodhimin tonë të aluminit dhe çelikut që kërcënon sigurinë e kombin, dëmton ekonominë tonë dhe vendet e punës”, u shpreh Trump. Në botën e ekonomisë ndërkohë janë rritur shqetësimet për një luftë tregtare mes SHBA dhe BE por edhe Kinës. Bashkimi Evropian është shprehur se do të reagojë menjëherë në një rast të tillë. Komisionari i BE për ekonominë, Pierre Moscovici ka bërë të ditur se BE do të kundërpërgjigjet menjëherë. “Nëse presidenti Trump do të vendosë në fuqi masat sot  në darkë, atëherë ne kemi një arsenal të tërë përgjigjesh.” Këtu bën pjesë portokallet që vijnë nga SHBA, duhani dhe uiski, veç produkteve teknologjike. Gjermania mban një pozicion të përmbajtur. Luftërat tregtare nuk janë në dobi të askujt dhe kanë vetëm humbës. Ministrja gjermane e Ekonomisë, Brigitte Zypries nuk do të flasë ende për një luftë tregtare mes BE e SHBA. “Megjithatë është irritimi shumë i madh”, u shpreh ajo për televizionin gjerman, ARD. “Një luftë e qartë tregtare mendoj se nuk është, nëse kjo prek pak produkte që përfliten. Por zotit Trumpit vetëm mund t’i përsëritet: Lëre këtë më mirë.” Zypries është e mendimit, se në një rast të tillë duhet bërë ankesë tek Organizata Botërore e Tregtisë.

Advertisements