Breaking News

Plani për takimin e krerëve të Amerikës dhe Koresë së Veriut

DASH ka konfirmuar planin për një takim mes krerëve të Amerikës dhe Koresë së Veriut.

Sara Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Jung Ju Jung kreu i zyrës së sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut i cili ndodhet për një vizitë në Amerikë ka përcjellë një mesazh të liderit të Koresë së Veriut i cili është shprehur i interesuar për tu takuar me presidentin amerikan dhe funksionarët e Uashingtonit. Kërkesa e parashtruar nga kreu i Koresë së veriut do t’i dorëzohet presidentit Trump gjatë muajit maj.  Vlen të theksohet se kreu i shërbimit informativ kombëtar të Koresë së Jugut ka shkuar dje për një vizitë zyrtare në Amerikë për të analizuar mundësinë e takimit të krerëve të Amerikës me liderin e Koresë së Veriut.

Advertisements