Breaking News

Katari ankohet pranë OKB kundër EBA

Përfaqësuesi i përhershëm i Katarit në OKB është ankuar kundër EBA pranë OKB.

Alia Ahmed bin Sejf Al Thani është ankuar pranë autoriteteve të OKB për shkak të rrëmbimit të një peshkarexhe katariote nga ana e EBA. Më 19 janar 2018, një anije e flotës ushtarake e EBA është futur në ujërat territoriale të Katarit dhe ka rrëmbyer peshkatarët dhe kapitenit e një peshkarexhe katariote. Pjesëtarët e rrëmbyer të peshkarexhës katariote ishin me shtetësi indiane. Përfaqësuesi i Katarit në OKB, këtë veprim të EBA e ka konsideruar të njëjtë me veprimet e piratëve dhe ka kërkuar zbatimin e dispozitave për shkeljen e normave ndërkombëtare nga ana e EBA. Arabia Saudite, EBA, Egjipti dhe Bahrejni prej disa muajsh kanë vendosur sanksione kundër Katarit dhe ndërmarrin çdo veprim për të ushtruar presion ndaj këtij vendi.

Advertisements