Breaking News

Kriza në Jemen nisi me agresionin saudit dhe armët e Francës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane z. Behram Kasemi ka hedhur poshtë akuzat e Arabisë Saudite dhe Egjiptit se Teherani ndërhyn në punët e brendshme të vendeve arabe.

“Akuza e ndërhyrjes së Iranit në çështjet e brendshme të vendeve të rajonit … nga cilado anë qoftë, është e dënueshme”, tha Kasemi në një deklaratë të mërkurën. “Republika Islamike e Iranit i ka konsideruar gjithmonë vendet fqinje si një përparësi kryesore në politikën e saj të jashtme dhe ka bërë përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rajonale, për të nxitur konvergjencën dhe për të krijuar siguri dhe stabilitet në rajon”, shtoi ai. Deklaratat e z. Kasemi erdhën një ditë pas një deklarate të përbashkët saudite-egjiptiane, një pjesë e së cilës akuzoi Iranin për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve arabe. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane gjithashtu hodhi poshtë një akuzë nga ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian i cili i tha komitetit të çështjeve të jashtme të parlamentit se Irani kishte dërguar armë në Jemen. “Kriza e Jemenit është iniciuar me agresionin saudit dhe vazhdon me armë të siguruara nga Franca dhe vende të tjera jashtë-rajonale,” tha Kasemi. “Ne i këshillojmë zyrtarët e këtyre vendeve që akuzojnë Iranin për dërgimin e armëve në Jemen, që të miratojnë një qasje realiste dhe të fitojnë një kuptim të vërtetë të realiteteve në rajon për të ndihmuar në dhënien fund të agresionit saudit dhe rivendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, “shtoi ai.

Advertisements