Breaking News

Ushtria siriane kontrollon dy zona të tjera në Gute Lindor

Forcat e ushtrisë siriane në kuadër të operacionit për çlirimin e  rajonit Gute Lindor kanë arritur të çlirojnë edhe dy qyteza të tjera në këtë rajon.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilit operacioni i ushtrisë siriane në rajonin Gute Lindor vazhdon dhe terroristët ndodhen në një situatë të rëndë. Në këtë operacion ushtria siriane dje ka çliruar qytezë Sebeka dhe Hamureie, zona që më parë mbaheshin të pushtuara nga terroristët. Më herët forcat e ushtrisë siriane kanë arritur të çlirojnë qytetet Mahmudie dhe Bej Najam po në rajoni Gute Lindor. Forcat e ushtrisë siriane në përgjigje të sulmeve të grupit terrorist fronti Nusra kanë kryer një operacion në zonat Ein Terma dhe  Xhubar në rajonin Gute Lindor që ndodhet në lindje të Damaskut. Ushtria siriane tashmë nga ngushtuar rrethimin e terroristëve të frontit Nusra në zonën Herasta. Në periferi të damaskut dhe pikërisht në rajonin Tebas, ushtria siriane ka thyer rrethimin e frontit Nusra pasi ka vrarë me dhjetëra terroristë. Shumica e terroristëve të vrarë ishin snapjerist që qëndronin në zonat malore.

Advertisements