Breaking News

Maqedoni: Protesta kundër negociatave me Greqinë për emrin

Qytetarë maqedonas kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar negociatat me Greqinë në lidhje me çështjen e emrit.

Me thirrjet “Ne jemi Maqedoni” dhe nën organizimin e lëvizjes “Emri jonë, e drejta jonë”, në sheshin “Maqedonia” në Shkup u protestua kundër ndërrimit të emrit kushtetues dhe identitetit. Protestuesit theksuan se janë të pakënaqur nga politikat që i cenojnë interesat kombëtare të popullit maqedonas. “Erdha që ta ruaj karakterin unitar të Republikës së Maqedonisë”, tha një protestues. “Duam ta ruajmë emrin tonë maqedonas. Me tradhtarë si këta, Zoti na ndihmoftë”, tha një tjetër qytetar. Një prej kërkesave ishte edhe ndërprerja e bisedimeve dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme. Në të njëjtën kohë që protestohej në Shkup, protesta të maqedonasve të diasporës u organizuan edhe në vende të ndryshme të botës. Në protestën në Australi, një pjesë e protestuesve dogjën fotografinë e kryeministrit, Zoran Zaev. Protestues maqedonas kanë djegur fotografinë e kryeministrit Zoran Zaev në protestën që u mbajt gjatë orëve të fundit në Melburn të Australisë, por edhe në disa qytete tjera. Protestues në moshë me flamuj me virginian maqedonase i kanë vënë flakën fotografisë së Zaevit, duke kënduar këngë me porositë “zjarri ta djegtë” dhe porosi tjera. Në protestë kanë dalë qindra vetë duke theksuar se janë kundër ndryshimit të emrit, ndërsa kanë theksuar se Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska dhe Nikolla Dimitrov janë personalitete të padëshirueshme për ta në Australi. Po ashtu kanë theksuar se nuk do të pranojnë asnjë ambasador maqedonas që do të vjen në mision diplomatik në Australi. Protestuesit kanë kërkuar që të ndërpriten bisedimet për ndryshimin e emrit, ndërsa Qeveria të çojë kërkesë formale në OKB për të njohur vendin me emrin kushtetues. Mund të tingëllojë çuditshme për shekullin e 21-të, por kishat ortodokse në Greqi dhe Maqedoni janë vënë përballë njëra-tjetrës sa i takon kontestit të emrit. Disa ditë më parë, klerikë të lartë të kishës greke kërkuan që emri Maqedoni të mos përfshihej fare në emrin e ri zyrtar të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, ndërsa tani “kusurin” e kthen kisha ortodokse në Shkup. “Vetëm Zoti mund ta shpëtojë Maqedoninë, pasi pa Zotin, atdheu, kombi ynë dhe kisha nuk do të ekzistojnë në kohën kur jemi të nënçmuar deri në skajshmëri. Këtu mund të na ndihmojnë edhe grekët pasi nëse ata nuk heqin dorë nga vijat e kuqe, procesi i bisedimeve do të dështojë. Nuk do të ndryshojmë as emrin e shtetit, e nuk do të humbim, as identitetin e as gjuhën”, ka deklaruar në tubimin e fundit në Shkup peshkopi Petar. Ai ka bërë thirrje për unitet, ndërsa ka drejtuar akuza ndaj partisë në pushtet të kryeministrit Zoran Zaev për heqje dorë nga interesat shtetërore dhe kombëtare. Qytetarë të shumtë të Maqedonisë mbrëmjen e djeshme dolën në protestë kundër ndryshimit të emrit. Protestat u zhvilluan përpara Kuvendit në Shkup dhe mendohet se numri i tyre ishte rreh 6 mijë, raporton Alsat.m. Protestuesit kërkuan fundin e negociatave me Greqinë, po ashtu edhe tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, fund marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament. Protesta është mbështetur nga Lëvizja Botërore e Kongreseve maqedonase “AM” All Unitar Maqedonia, Shoqata e Maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut,  Shoqata e Maqedonasve të Fesë Islame, shoqatave Manifestit Maqedonas të Mbrojtësit dhe Shoqatave Patriotike Maqedonase.

Advertisements