Breaking News

Kryeministri irakian takohet me sekretarin e NATO-s

Hejdar Ebadi, kryeministër i Irakut është takuar në Bagdad me Jens Stoltenberg sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr, kryeministri irakian Hejdar Ebadi në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg theksoi bashkëpunimin me NATO-n në luftën kundër terrorizmit dhe shtoi se bashkëpunimi mes Bagdadit dhe NATO-s ka rëndësi të veçantë. Kryeministri Ebadi gjithashtu përmendi fitoren e ushtrisë irakiane në luftën kundër ISIS dhe tha se sot është koha që të luftohet ideologjia e ISIS. Nga ana e tij Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se Iraku ndodhet në vijën e parë të fronit të luftës kundër terrorizmit, shtoi: NATO do të vazhdojë ndihmat e saj për Bagdadin në luftën kundër terrorizmit. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut më 9 dhjetor 2017 zyrtarisht shpalli çlirimin e Irakut nga grupi terrorist ISIS.

Advertisements