Breaking News

Koreja e Veriut kërkon përmirësimin e marrëveshjes me Korenë e Jugut

Kim Jung Un kreu i Koresë së Veriut në një takim që pati me një delegacion të Koresë së Jugut ka kërkuar forcimin negociatave mes dy koreve.

Një delegacion prej 10 personash nga Koreja e Jugut të kryesuar nga Cung Ju Jung kreu i zyrës së sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut, ka shkuar për një vizitë në Korenë e Veriut me qëllim që ky vend dhe Amerika të futen në bisedime. Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë të hënën në Korenë e Veriut për të diskutuar mënyrat për përmirësimin e marrëdhënieve dhe uljen e tensioneve në gadishull. “Delegacionet e posaçme do të kenë diskutime të gjera për çështje që përfshinë krijimin e kushteve për një dialog mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësi i presidentit Moon, Yoon Young-chan për gazetarët. Ky mision mund të komplikohet megjithatë nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake të planifikuara për muajin e ardhshëm. Një koment i botuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut paralajmëron se Pheniani do të “kundërpërgjigjet” nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut. Delegacioni prej 10-anëtarësh do të drejtohet nga Suh Hoon, kreu i agjencisë kombëtare të zbulimit dhe këshilltari i lartë i sigurisë kombëtare Chung Eui-Yong. Moon ende nuk e ka pranuar ftesën e udhëheqësit Kim Jong Un për të vizituar Phenianin. Pas vizitës dy-ditore në Korenë e Veriut, të dërguarit e posaçëm të Koresë së Jugut do të vijnë në Shtetet e Bashkuara për të informuar zyrtarët amerikanë për diskutimet e tyre në Phenian. Duke dërguar delegacionin në Phenian, zoti Moon kërkon t’i përgjigjet në mënyrë reciproke vendimit të Kim Jong Unit, i cili dërgoi një delegacion të lartë, përfshi motrën e tij Kim Yo Jong, në Lojrat Olimpike të muajit të kaluar në Piongçang.

Advertisements