Breaking News

Zgjedhjet në Itali

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë votuar mbi 57,2 %  e italianëve duke shënuar një rritje në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013.

Në orët mbyllëse të zgjedhjeve në të gjitha qytetet italiane janë regjistruar radhë të gjata njerëzish për të votuar. Votimet u mbyllën në orën 23:00 ku u priten të dilnin edhe exit-pollet e para mbi rezultatin e tyre. Sondazhet e fundit elektorale flasin për një duel të fortë mes Lëvizjes 5 Yje e koalicionit të Qendrës së djathtë drejtuar nga Partia Forza Italia e Silvio Berlusconit. Sondazhet nuk tregojnë një fitues të qartë në zgjedhjet parlamentare italiane dhe me gjasa vendin e pret një periudhë e trazuar politike edhe pas zgjedhjeve të kësaj të diele. Por, një fitues i qartë, të paktën sipas të gjitha sondazheve të zhvilluara para dhe gjatë fushatës elektorale është…dhe ai e ka emrin; populizëm. Nga vota e italianëve pritet që partitë tradicionale të vazhdojnë të rrëshqasin në terren elektoral, ndërsa populistët, si majtas, ashtu edhe djathtas pritet të fitojnë shtojnë votat. Populistët e “Lëvizja 5 yjet” parashikohet të marrin 28% të votave, të ndjekur nga Partia Demokratike me 22.8%, “Forza Italia” me 16.4% dhe partia antiemigracion “Lega Nord” me 13.4%. Kjo e fundit mund të jetë pjesë e grupimit më të madh në Parlament, pasi është në koalicion me partinë “Forza Italia” të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi. Por, asnjëra prej këtyre forcave, me gjasë nuk do të sigurojë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e re dhe këtu në lojë mund të yjnë edhe ekstremistët e djathtë, “Lega Nord”, që kryefjalë të fushatës së saj ka patur emigracionin dhe emigrantët. Pikërisht kjo forcë politike e marrë nga Berlusconi në koalicion mund të përcaktojë shumicën e ardhshme, megjithëse edhe sondazhet më optimiste të Forza Italias projektojnë një mazhorancë të dobët.

Advertisements