Breaking News

Nuk do të tolerohen sjelljet e papërshtatshme të Amerikës dhe vendeve evropiane

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtëm në parlamentin islamik të Iranit ka thënë se kombi iranian nuk do të tolerojë sjelljet e këqija të Amerikës dhe vendeve evropianë.

Alaudin Boruxherdi, ka thënë: Perëndimi me në krye Amerikën në takimin e fundit të KS të OKB, me lëvizjet e Anglisë dhe Francës, është munduar të nxjerrë një rezolutë kundër Iranit dhe për këtë ai nuk duhet të presë se miqësia e Iranit me ta do të jetë e njëanshme. Politika e Iranit pas marrëveshjes bërthamore konsistoi në forcimin e marrëdhënieve me vendet evropiane mirëpo nuk është e thënë që kjo miqësi të jetë e njëanshme dhe nga ana tjetër të bëhen sjellje të padrejta. Kryetari i komisionit të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në parlamentin islamik të Iranit ka thënë se prioriteti i parë i Iranit për bashkëpunim është Kina dhe Rusia dhe nëse perëndimorët respektojnë normat dhe vijat e lojës atëherë Teherani do të bashkëpunojë edhe me ata. Vlen të theksohet se kreu i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të parlamentit islamik të Iranit ndodhet për një vizitë në Rusi me ftesë zyrtare të kreut të Dumas ruse. Në Rusi z. Alaudin Boruxherdi do të marrë pjesë në simpoziumin “ E ardhmja e rajonit, zhvillimi i bashkëpunimit” që mbahet në qytetin Saratov të Rusisë.

Advertisements