Breaking News

Bashar Asad: Koalicioni amerikan mbështet grupin terrorist ISIS në Siri

Presidenti i Sirisë pasi ka kritikuar të ashtuquajturin koalicion ndërkombëtar kundër ISIS të kryesuar nga Amerika ka thënë se ky koalicion praktikisht ka dalë në mbështetje të grupit terrorit ISIS dhe është kthyer në një forcë ajrore të këtij grupi.

Bashar Asad në takimin që pati me Husein Xhaberi Ansari asistenti i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike ka thënë se i vetmi qëllim i koalicionit amerikan është mbështetja ndaj grupit terrorist ISIS. Presidenti i Sirisë gjithashtu vuri në dukje se banorët e rajonit Gute Lindor duan të çlirohen nga kthetrat e terroristëve dhe shtoi se ushtria siriane në mbështetje të popullit të këtij rajoni do të vazhdojë operacionin e saj për çlirimin e rajonit Gute Lindor nga zgjedha e terroristëve. Presidenti sirian tha se mes armëpushimit dhe operacionit anti-terrorizëm nuk ekziston kurrëfarë kontradikte dhe shtoi se operacioni i ushtrisë siriane në rajonin Gute Lindor është vazhdim i luftës kundër terrorizmit. Presidenti Bashar Asad hodhi poshtë pretendimet e disa vendeve perëndimore për gjoja përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë siriane dhe theksoi se Amerika me aleatët e saj duke akuzuar qeverinë siriane për gjoja përdorimin e këtyre ramëve, synojnë të mbulojën dhe justifikojnë sulmet e tyre kundër ushtrisë siriane. Amerika dhe aleatët e saj disa herë janë munduar të akuzojnë qeverinë e Sirisë për gjoja përdorimin e armëve kimike, pretendime të cilat Damasku i ka hedhur poshtë. Sipas raporteve zyrtare janë terroristët ata që përdorin armë kimike në Irak dhe në Siri. Analistë të shumtë shprehen se akuzimi i qeverisë siriane për gjoja përdorimin e armëve kimike, ka për qëllim që të devijojë vëmendjen e opinioni publik dhe tjetërsimin e realitetit në Siri ku ushtria siriane po përballet dhe lufton me terroristët. Ministria e jashtme e Rusisë kohët e fundit duke reaguar ndaj akuzave amerikane dhe të aleatëve të tyre kundër Sirisë, ka thënë se Amerika me të tilla akuza synon të shpëtojë terroristët.

Advertisements