Breaking News

Anglia dërgon avionë spiunë në Lindje të Evropës

Gazeta angleze Express njoftoi se Britania e Madhe ka dërguar disa avionë zbulimi, spiunazhi dhe informacioni në Evropën Lindore dhe kryesisht në rajonin e Baltikut.

Vendimi për dërgimin e këtyre avionëve ka ardhur pas lajmit të publikuar mbi instalimin e raketave Iskander nga ana e Rusisë në kufijtë e saj me Poloninë dhe Lituaninë. Moska nga ana e saj instalimin e raketave Iskander në Kaliningrad e ka quajtur mesazh të saj për NATO-n. Gazeta angleze thotë se avionët anglezë në bashkëpunim me partnerët e Britanisë së Madhe do të zbulojnë numrin e saktë të këtyre raketave dhe vendin e instalimit të tyre. Kohët e fundit Anatoly Antonov ambasador i Rusisë në Amerikë ka thënë se shtimi i pranisë ushtarake të Amerikës në detin e Zi, është veprim provokues. Ai tha se Rusia monitoron çdo lëvizje ushtarake të NATO-s dhe Amerikës në detin e Zi.

Advertisements