Breaking News

Wilders edhe një herë shprehet kundër Islamit

Geert Wilders, kreu i partisë djathtiste Liria në Hollandë edhe një herë ka theksuar vazhdimin e përpjekjeve për tu përballur me përhapjen e islamit në këtë vend.

Ai në një intervistë për Rusia Today deklaroi se ideologjia islame nuk mund të përshtatet me kushtet aktuale në Evropë. Emigrantët myslimanë përbëjnë pjesën dërmuese të myslimanëve që vijnë në Evropë në një kohë kur mes tyre dhe shoqërive aktuale në Evropë nuk vihet re asnjë pikë e përbashkët. Wilders në fjalën e tij ka thënë: Partia ime është kundër emigrimit të myslimanëve në Evropë dhe është e mendimit se mes emigrantëve dhe azilkërkuesve duhen bërë dallime pasi hulumtimet tregojnë se këta persona nuk janë azilkërkues. Nga 17 milion popullsi që ka Hollanda 1 milion prej tyre janë myslimanë të cilët sot përballen me probleme të shumta dhe nëse ata jetojnë duke zbatuar ligjet e sheriatit dhe shkelin ligjet e Hollandës, atyre nuk u jepet asnjë formë shërbimi. Wilders në këtë intervistë ka kërkuar largimin e vendit të tij nga BE.

Advertisements