Breaking News

Ministri i jashtëm i Francës viziton Teheranin

Ministri i jashtëm i Francës në krye të një delegacioni të lartë sot në darkë do të niset për në Teheran.

Më 5 mars, ministri i jashtëm i Francës Jean Yves Le Drian do të takohet dhe bisedojë me funksionarët e lartë të Republikës Islamike të Iranit. Më herët shefi i diplomacisë franceze pas një bisede që pati me sekretarin amerikan të shtetit deklaroi se gjatë vizitës në Teheran do të diskutojë 3 çështje që janë marrëveshja bërthamore, raketat balistike dhe roli i Iranit në rajon. Gjatë qëndrimit në Iran, ministri i jashtëm i Francës pritet të takohet me ministrin e jashtëm dhe presidentin e Republikës Islamike të Iranit, përkatësisht Muhamed Xhavad Zarif dhe Hasan Ruhani. Ndërkohë autoritetet iraniane kanë thënë se gjatë vizitës së shefit të diplomacisë franceze në Teheran nuk do të diskutohet për asnjë temë tjetër përveç çështjes bërthamore. Ndër të tjera ministri i jashtëm i Francës gjatë qëndrimit në Teheran do të vizitojë ekspozitën e muzeut të Luvrit në Teheran si dhe do të përurojë hapjen e departamentit kombëtar të Francës në muzeun kombëtar të Iranit. Ekspozita realizohet nga një bashkëpunim i muzeut të Luvrit dhe muzeut kombëtar të Iranit.

Advertisements