Breaking News

Kasemi: Irani dhe Evropa për dekada të tëra kanë dialog dhe bashkëpunim mes tyre

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit tha se Irani dhe Evropa për dekada kanë dialog dhe mirëkuptim dhe shtoi se “Nuk ka pengesë për konsultime, këmbime mendimesh dhe konsulta mes njëri-tjetrit nga të dy anët “.

Sipas IRNA, Bahram Ghasemi të shtunën në një njoftim për shtyp tha se një raund i ri bisedimesh mes Iranit dhe Evropës ka filluar për çështjet rajonale, duke shtuar se çdo bisedim nuk është detyrimisht negociues në një kuptim të veçantë. Kasemi vuri në dukje se në Konferencën e Sigurisë në Mynih (16-18 shkurt), Sejed Abas Eragçi, zv/ministri për Punët e Jashtme të Iranit pati një takim me zëvendës Ministrat e Jashtëm të disa vendeve evropiane (Itali, Francë, Britani dhe Gjermani), me të cilët diskutoi  mbi situatën e Jemenit, për shkak të rrethanave shumë të veçanta dhe katastrofës në këtë vend. Kasemi ndër të tjera shtoi: Irani gjithmonë është përpjekur të ketë kontakte diplomatike në përpjekje për të përfunduar luftën dhe për të hapur rrugët e dërgimit të ndihmave humanitare për njerëzit në Jemenin e trazuar. Agjencitë perëndimore të lajmeve, duke përfshirë Reuters, pretenduan të enjten se vendet evropiane kanë filluar bisedimet me autoritetet iraniane lidhur me rolin e Iranit në rajon, pasi afati përfundimtar i Presidentit Donald Trump ka mbaruar. Trump më 12 janar konfirmoi pezullimin e sanksioneve bërthamore të Iranit, por paralajmëroi se vendet evropiane nëse nuk e korrigjojnë marrëveshjen në përputhje me dëshirat e tij, atëherë ai nuk do të konfirmojë pezullimin e sanksioneve në 120 ditët e ardhshme.

Advertisements