Breaking News

Tabela e autostradës ”Miqësia” pa gjuhën shqipe

Tabela treguese e rrugës ”Miqësia” që më herët quhej ”Aleksandri i madh” tani më përmban informacione vetëm në gjuhën maqedone dhe angleze.

Për këtë, televizioni 21 në emisionin ”10 minuta” ka folur me zv.kryeministrin për Sistem politik dhe Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Jemi në proces të miratimit të ligjit për gjuhët e cila është në fazën e tretë dhe si të kaloj ky ligj atëherë do të themelohet edhe agjencia e cila është paraparë me ligj për implementimin e ligjit”, tha mes tjerash Lika në pyetjen pse tabelat e reja janë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze e jo edhe në gjuhën shqipe.

Advertisements