Breaking News

Senatorët amerikanë: Na nxirrni nga lufta në Jemen!

Dy senatorë amerikanë po përgatisin një projekt-ligj për t’i dhënë fund ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në agresionin e Arabisë Saudite kundër Jemenit.

Senatori i pavarur Bernie Sanders dhe senatori republikan Mike Lee paraqitën një rezolutë të për të ndaluar mbështetjen e Uashingtonit për luftën e udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen. “Ky legjislacion nuk është as liberal, as konservator”, tha Mike Lee senator nga shteti amerikan i Utah në një konferencë shtypi. “Është kushtetuese”, tha ai duke shtuar: “Direktiva është e qartë. Kongresi të urdhërojë Presidentin që të largojë Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara nga luftimet në Republikën e Jemenit, me përjashtim të forcave amerikane të angazhuara në operacionet kundër al-Kaidës në Gadishullin Arabik “. Sipas Bernie Sanders, senatori i shtetit amerikan të Vermontit, “Amerika aktualisht është e përfshirë në një veprim ushtarak në Jemen … Kjo është shumë e qartë”. Ligjvënësit kanë shprehur tashmë kundërshtimin për mbështetjen e SHBA për regjimin e Riadit, i cili është implikuar në krimet e luftës në Jemen, por ende është e paqartë nëse projekt-rezoluta mund të fitojë mjaft vota.

Advertisements