Breaking News

Juncker: Ballkani në BE

Pas vizitave të zhvilluara në Ballkanin Perëndimor, Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker është edhe më i bindur se vendi i rajonit është në BE.

Këtë e tha në përfundim të samitit të Sofjes në Bullgari, ku u mblodhën liderët e Ballkanit Perëndimor, ndër të cilët edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ndërsa përsëriti mundësinë që vendet e rajonit të anëtarësohen në bllok në 2025-n, zyrtari i lartë europian shtoi se në këtë moment, asnjë prej tyre nuk i ka plotësuar kushtet për këtë. “Anëtarësimi nuk është një ëndërr, por një realitet i afërt. Megjithatë, më shumë rëndësi u duhet dhënë reformave se sa kalendarit”, deklaroi Juncker. Presidenti i KE theksoi se BE mbetej thellësisht e përkushtuar ndaj perspektivës europiane të partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke njoftuar edhe mbajtjen e një samiti mes BE dhe vendeve të rajonit në muajin maj në Sofje. Në kuadër të samitit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu serb Aleksandër Vuçiç u ulën në të njëjtën tryezë. Për të justifikuar takimin me Thaçin përballë opinionit publik në Serbi, Presidenti serb tha se po e bënte këtë për të shpëtuar kokat e serbëve.

Advertisements