Breaking News

Evropa dhe Kina kritikojnë Trump për tarifat doganore

Kreu i Komisionit Evropian ka kritikuar presidentin amerikan për ngritjen e tarifave doganore për çelikun dhe aluminin që eksportohet nga Evropë për në Amerikë.

Ne shprehim keqardhje për këtë vendim që është ndërhyrje e hapur në mbështetje të industrisë vendase por që nuk ka asnjë arsyetim të sigurisë kombëtare, ka thënë fjalën e tij kreu i Komisionit të Evropës. Amerika është kritikuar edhe nga Kina për shkak të tarifave doganore që Uashingtoni ka vendosur ndaj mallrave kineze. Tarifat ndaj importeve të aluminit dhe çelikut në SHBA do të rriten ndjeshëm që prej javës së ardhshme. Njoftimin e dha presidenti amerikan Donald Trump, i cili e quajti këtë një lëvizje që do të mbrojë industrinë amerikane. Por kritiket thonë se masa do të pengojë rritjen e punësimit dhe do të rrezikojë nisjen e një luftë tregtare me Kinën. Trump bëri të ditur se produktet e çelikut do të taksohen me 25 përqind, ndërsa ato të aluminit me 10 përqind. Në një postim në “Twitter” kreu i Shtëpisë së Bardhë pohoi se Shtetet e Bashkuara po vuanin nga politika të padrejta tregtare. SHBA importon 4 herë më shumë çelik nga sa eksporton dhe mbështetet tek ky produkt më shumë se 100 vende të tjera. Vlera e aksioneve të prodhueseve amerikanë të çelikut u rrit ndjeshëm pas njoftimit. Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump deklaroi se vendet e tjera po sillnin në SHBA sasi të konsiderueshme çeliku, çka sipas tij nënkuptonte vrasjen e prodhueseve vendas. Ndërsa pas marrjes së Presidencës, republikani tha se importet e lira nga Kina po dëmtonin industrinë amerikane që është importuesja më e madh e çelikut në botë.

Advertisements