Breaking News

Shqetësim mbi marrëveshjen bërthamore SHBA-Arabi Saudite

Senatori amerikan Ed Markey ka shprehur shqetësim lidhur me përpjekjet e administratës Trump për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi bërthamor me Arabinë Saudite për ndërtimin e reaktorëve bërthamorë.

Markey, një senator demokrat nga Massachusetts dhe anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se çdo marrëveshje bërthamore me Riadin duhet të paraprihet nga një marrëveshje për mospërhapjen, e njohur si një marrëveshja “123”, e cila është e dizajnuar për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore. “Përpjekjet e mëparshme të SHBA për të përfunduar një marrëveshje ‘123’ me Arabinë Saudite kanë qenë të pasuksesshme për shkak të refuzimit  të gjatë te Riadit për të për të hequr dorë nga pasurimi i uraniumit ose ripërpunimi i karburantit të shpenzuar në territorin saudit, i njohur si ‘standardi i artë’ për  marrëveshjen 123”, theksoi Markey në një letër drejtuar sekretarit të shtetit Rex Tillerson dhe sekretarit të energjisë Rick Perry. Perry do të shkojë të premten në Londër për t’u takuar me zyrtarët sauditë. Bisedimet u pezulluan nën administratën e ish-Presidentit Barak Obama, pasi sauditët refuzuan të pranonin “standardin e artë” për marrëveshjet e bashkëpunimit civil bërthamor. Administrata Trump ka rifilluar bisedimet dhe thuhet se është duke shqyrtuar një marrëveshje që do të lejojë Riadin për të pasuruar dhe ripërpunuar uraniumin dhe do të hapë rrugën për kompanitë amerikane për të ndërtuar reaktorë bërthamorë në Arabinë Saudite. Arabia Saudite pritet të njoftojë në fillim të marsit listën e kompanive që do të ofrojnë projekte për të ndërtuar reaktorët e saj bërthamorë. Përveç kompanisë amerikane Westinghouse Electric Co., kompanitë nga Rusia, Franca, Kina dhe Koreja e Jugut gjithashtu kanë treguar interes për tenderin. Analistët thonë se SHBA mund të jenë të gatshme të heqin dorë nga “standardi i artë”, në një përpjekje për të parandaluar që marrëveshja fitimprurëse të shkojë tek kontraktuesit e tjerë të mundshëm, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën. Takimi i Perrit me ministrin e Energjisë dhe Industrisë të Arabisë Saudite, Khalid Bin Abdulaziz Al-Falih në Londër, do të jetë një fazë vendimtare në negociatat, të cilat thuhet se kanë vazhduar për muaj të tërë. Përpjekjet për t’u përfshirë në ambiciet bërthamore të Arabisë Saudite vijnë pasi Presidenti Trump ka përshkruar në mënyrë të përsëritur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin si “transaksioni më i keq dhe më i njëanshëm që Uashingtoni ka bërë ndonjëherë”.

Advertisements