Breaking News

Mbështetësit e Arabisë Saudite u demaskuan në rezolutën anti-iraniane

Kryetar i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet me Jashtë të Iranit deklaroi se vendet përkrahëse të Arabisë Saudite në agresionin kundër Jemenit, me prezantimin e rezolutës anti-iraniane në Këshillin e Sigurimit të OKB, dështuan dhe u demaskuan.

Të hënën (26 shkurt), Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë synonin të ngrinin akuza kundër Iranit në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB me qëllim të mbulimit të krimeve të luftës të Arabisë Saudite në Jemen, por rezoluta u përball me veton ruse. Kemal Kharazi, kryetar i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet me Jashtë të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, deklaroi: “Kjo rezolutë nuk kontribuon në vendosjen e paqes dhe sigurisë në Jemen, dhe në vend të kësaj duhet të miratohet një rezolutë që ndërpret agresionet dhe krimet e Arabisë Saudite dhe që hap rrugën për ndihmat humanitare për popullin e Jemenit”. “Për fat të keq, organizatat ndërkombëtare të krijuara për të vendosur paqe dhe siguri janë në dispozicion të disa vendeve që ndjekin qëllime çnjerëzore”, theksoi z. Kharazi.

Advertisements