Breaking News

Amerika dhe Britania duan të legjitimojnë agresorët në Jemen

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi deklaroi se SHBA-të dhe Britania kanë për qëllim legjitimimin e agresorëve në Jemen.

Duke folur në reagim ndaj qasjes së gabuar të disa vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kasemi tha: “Sjellja e SHBA dhe e Britanisë në Këshillin e Sigurimit të KB gjatë tre viteve të fundit kanë qenë jo-konstruktive, dhe kanë synuar legjitimimin e agresorëve që kanë masakruar dhe shkatërruar Jemenin” . Më tej, z. Kasemi tha: “Siç supozohej, Britania propozoi një rezolutë, që nuk pati asnjë rezultat për përpiluesit e saj për shkak të natyrës jorealiste të saj dhe një disfatë tjetër u regjistrua në OKB, veçanërisht për SHBA-në.” Ai shprehu shqetësim të madh lidhur me sulmet e vazhdueshme dhe masakrat ndaj kombit të shtypur të Jemenit dhe nënvizoi nevojën për veprim të fortë të bashkësisë ndërkombëtare për të ndalur agresionin e forcave të huaja kundër Jemenit, të cilat kanë masakruar mijëra njerëz të pafajshëm. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se të gjithë ata, që janë duke luajtur një rol destruktiv, duke shitur armë moderne për të forcuar arsenalet e vendeve agresore, për të përshkallëzuar krizën dhe për të destabilizuar rajonin, janë përgjegjës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve të Jemenit të cilët janë të ekspozuar ndaj një katastrofe humanitare për shkak të luftës shkatërruese dhe sanksioneve.

Advertisements